Statuja më e madhe në botë zemëron indianët

Statuja më e madhe në botë zemëron indianët

Më 31 tetor India do të zbulojë statujën më të lartë në botë, e cila kushtoi qindra milionë dollarë.

Por BBC raporton se fermerët lokale janë të zemëruar me qeverinë që ka shpenzuar aq shumë para për ndërtimin e statujës, ndërsa ata luftojnë për të siguruar jetesën.

Për vite Vijendra Tadvi, një fermer 39 vjeçar në shtetin perëndimor të Gujarat, ka luftuar për të gjetur ujë për të ujitur rreth tre hektarë tokë bujqësore të tij.

Ai kultivon speca djegës, misër dhe kikirikë.

Ashtu si miliona fermerë anembanë Indisë, ai mbështetet tek shirat për të ujitur të prodhimet e tij ose nxjerr ujë nga nëntoka.

Por stina e thatë e verës, e pasuar nga shira të çrregullta, ka çuar në thatësira të shpeshta duke zvogëluar të ardhurat e fermerëve.

Ndaj investimi prej 430 milionë dollarë për ndërtimin e statujës brej bronxi të kreut të pavarësisë të Indisë, Sardar Vallabhbhai Patel solli zemërim.

Dhe qeveria e Gujarat raportohet se ka paguar më shumë se gjysmën e asaj shume dhe pjesa e mbetur u plotësua nga qeveria federale ose donacionet publike.

"Në vend të shpenzimit të parave për një statujë gjigante, qeveria duhet ti kishte investuar për fermerët në qark,"-tha Tadvi, duke shtuar se fermerët në zonë ende nuk kanë objekte bazë të ujitjes.

Statuja e Sardar Vallabhbhai Patel është 182 metra e lartë.

EMISIONET