Starova: Kryemadhi t'i vërtetojë akuzat për trukim

Fitorja 3-1 kundër Vllaznisë e ka gëzuar tranjerin Sulejman Starova, me teknikun që menjëherë pas ndeshjes është ndalur për mikrofonin e "SuperSport", ku është shprehur i kënaqur për lojën dhe sigurisht për 3 pikët e marra, ndërsa nuk i ka shpëtuar thumbimit, kur u pyet rreth deklaratës së Monika Kryemadhi, se ndeshja kundër Luftëtarit ishte e trukuar.

"Jam i kënaqur për fitoren dhe për 3 pikët e çmuara, edhe nga loja. Por, dështimi i javës së kaluar nuk lahet vetëm me këtë fitore. Marr konfirmim edhe nga vetja, që nuk ka skuadra të lehta. Ka luftë në çdo ndeshje. Na u prish humori në Gjirokastër, por në këtë fazë jemi skuadra që kemi marrë më shumë pikë. Skuadra ka pasur 2 objektiva, largimi i lojtarëve me shumicë, dhe marrja e sa më shumë pikëve. Për ta filluar mbarë vitin tjetër.

"Jam një njeri që kam dhënë më të mirën time për skuadrën. Kam punuar shumë, dhe kam po atë objektiv që Partizani të ketë suksese. Nëse ka trajner më të mirë se mua, e mbështes të vijë në vendin tim.

"Akuza e Monikës, meqë ka edhe Vetingun, ta çojë vetë deri në fund. Skuadrës i kam thënë diçka, më mirë të më thonë që ia kanë lënë vetë Luftëtarit, se sa të pranoj një paaftësi të skuadrës."- përfundoi tekniku i Partizanit, Sulejman Starova.

EMISIONET