Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova në prag të përballjes  që të kuqtë kanë ne transfertë me Flamurtarin ka dalë në një konferencë për shtyp.

Tekniku i 15 herë kampionëve të Shqipërisë u shpreh se skuadra e tij do të mundohet ta mbyll pozitivisht takimet delikate që kryeqytetasit kanë në këtë fund të fazës së dytë.

"Merkato e dimrit është një merkato riparimesh por ne riparimin e kishim kapital, kishim më shumë se të tjerët. Fakti është që është e lidhur me paraqitjen e skuadrës. Për fazën  e dytë kemi dhe dy ndeshje për të përfunduar fazën e dytë, pra mbetet Vlora dhe Kamza. Ne shpresojmë se  objektivi që ka ekipi, skuadra kishte një ecuri të mirë në fazën e dytë, një fazë ku nuk kishte fort e përshtatshme në letër,  në krahasim me fazën e parë. E rëndësishme që të arrihet objektivi."

Starova theksoi se prioritet janë akoma objektivat e fillim sezonit.

"Shpresojmë që në një periudhë sa ma të shkurtër të adoptojmë të gjithë lojtarët që janë afruar nga strukturat e klubit për ta bërë skuadrën kompetitive, me po ato objektiva që kemi pasur gjithmonë."


Aktualisht Partizani ndodhet në vendin e 5-të .

/Ora News.tv/