Të paktën katër ushtarë humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë uljes emergjente në Stamboll.

Guvernatori i provincës, Ali Yerlikaya, u tha gazetarëve se helikopteri u rrëzua pranë një zone banimi në lagjen Çekmeköy të Stambollit.

Yerlikaya tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet ende i panjohur.

/Ora News.tv/