Stafi i hoteleve me 5 yje irritohet, pastruesi fshinte gjithçka me të njëjtën pecetë

Stafi i hoteleve me 5 yje irritohet, pastruesi fshinte gjithçka me

“Ritz-Carlton” dhe hotele të tjera me “5yje” në Kinë kanë kërkuar ndjesë, pasi një video që vinte në dukje praktikat aspak higjenike të pastrimit të tyre, u bë virale në rrjet gjatë kësaj jave.

Që kur videoja është publikuar në rrjetin”Weibo”, një rrjet social i ngjashëm me Twitterin, ditën e mërkurë, ajo ka arritur në mbi 30 milion shikime.

Videoklipi duket se është regjistruar nga kamerat e fshehura në tualetet e hotelit dhe titullohet “Sekreti i gotave”. Krijuesi i videos, i cili identifikohet me pseudonimin “Huazong” pretendon se ka qëndruar në 147 hotele me “5 yje” e të këtij niveli përgjatë 6 viteve të fundit.

Hoteli “Ritz-Carlton” në Shanghai ka njoftuar kryerjen e një hetimi të brendshëm pas publikimit të videos, që ekspozonte një prej sanitareve të tij duke përdorur të njëjtën copë pastrimi për të pastruar xhamat, dyshemetë e tualeteve, sikurse edhe gotat e dhomave.

“Jemi jashtëzakonisht të keqardhur për këtë, sepse praktikat aktuale të asaj dite nuk kanë qenë në përputhje me pastrimin standard të dhomave”, ishte ndjesa e kërkuar nga menaxherët e hotelit.

EMISIONET