Dy punonjës të kompanisë celulare “Huawei” që dërguan një mesazh nga llogaria Twitter e firmës kineze duke përdorur një pajisje iPhone janë ndëshkuar.

Shkrimi, i postuar me 31 dhjetor i uroi ndjekësve "Gëzuar # 2019" duke shfaqur "në Twitter nëpërmjet iPhone".

Kompanitë kineze kanë qenë duke u përpjekur të drejtojnë punonjësit drejt produkteve Huaëei dhe larg rivalit amerikan, Apple.

Vitin e kaluar, Huawei arriti shifrën e celularëve të shpërndarë në botë njësoj si Apple.

 Të premten, një raport nga agjencia e lajmeve Reuters që përmendte një burim të brendshëm të kompanisë tha se stafi i Huawei që u përfshi në gabimin e Twitter ishte ulur në detyrë dhe do merrte pagë të reduktuara.

/Ora News.tv/