Stacion energjie në hapësirë, Kina do prodhojë energji përmes paneleve diellore

Stacion energjie në hapësirë, Kina do prodhojë energji

Shkencëtarët kinezë, po planifikojnë të ndërtojnë një impiant diellor në hapësirë, për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji në tokë. Projekti ambicioz, synon të zëvendësojë energjinë e rinovueshme me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ngrohjen globale.

Kina po planifikon të zhvillojë një impiant në hapësirë, për të siguruar energji nëpërmjet rrezeve të diellit.

Sipas shkencëtarëve, energjia diellore hapësinore është burimi më i madh në dispozicion të njerëzve, dhe mund të furnizojë pothuajse të gjitha nevojat elektrike të njerëzve në tokë.

Një stacion i energjisë diellore në hapësirë mund të jetë një alternativë për gjenerimin e burimeve të ripërtëritshme.

Nëse shkencëtarët kapërcejnë sfidat teknike, projekti do të përbënte një arritje monumentale në luftën e varësisë së tokës, ndaj burimeve të energjisë, që përkeqësojnë ndotjen e ajrit dhe ngrohjen globale.

Ndaj, Koorporata kineze e Shkencës dhe Teknologjisë së hapësirës ajrore, ka në plan të dërgojë satelitë diellor në hapësirë, brenda vitit 2020.

Një stacion marrës do të ndërtohet në Xian, rreth 500 kilometra në verilindje të qytetit kinez të Chongqing.

Sipas mediave kineze, deri në vitin 2050, Kina synon që të ketë gati për përdorim komercial, një fabrikë diellore të plotë në hapësirë. 

Gjatë qeverisjes së presidentit Xi Jinping, janë investuar miliarda në programin hapësinor dhe planet po bëhen më ambicioze.

Projektuesi kryesor i eksplorimit hënor të Kinës po ashtu po planifikon të dërgojë një rover në planetin Mars në vitin 2020.

EMISIONET