Sportisti më i pasur në botë, kryeson Mayweather, ndjek Messi

Sportisti më i pasur në botë, kryeson Mayweather, ndjek Messi

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather është sportisti më i pasur në botë.

Në rënditjen e përvitshme të "Forbes", pasuria e boksierit 41 vjeçar llogaritet rreth 285 milionë dollarë, duke merituar dhe vendin e parë në renditjen e sportistëve më të pasur në botë.

Pas Mayweather renditet ylli i Barcelonës, Lionel Messi që ka një pasuri që llogaritet rreth 111 milionë dollarë. Menjëherë pas tij renditet "Galaktiku" Cristiano Ronaldo që ka një pasuri që llogaritet në 108 milionë dollarë.

I çuditshëm është fakti se në dhjetë vendet e para nuk ka vend për asnjë sportiste të seksit femër, me Serena Williams që ka dal jashtë kësaj liste.

Sportisti më i pasur në botë "Top 10"

Floyd Mayweather - boks ($ 285 milionë)

Lionel Messi - futboll ($ 111m)

Cristiano Ronaldo - futboll ($ 108m)

Conor McGregor - artet marciale të përziera ($ 99 )

Neymar - futboll ($ 90m)

LeBron James - basketboll ($ 85,5m)

Roger Federer - tenis ($ 77.2m)

Stephen Curry - basketboll ($ 76.9m)

Matt Ryan - Futboll amerikan ($ 67.3m)

Matthew Stafford - Futboll amerikan ($ 59.5m)

EMISIONET