Sporti bëri atë që smundi politika, kosova superfuqi në xhudo

Sporti bëri atë që smundi politika, kosova superfuqi në

Pavarësisht të kaluarës politike të Kosovës që thuajse ka thyer gjithçka, ajo nuk ka mundur të prekë sportin. Kosova rezulton një superfuqi në xhudo duke nxjerrë nga rradhët e veta sportistë si Majlinda Kelmendi e cila është e veshur me medalje të arta të shumë turneve ndërkombëtare, si dhe kampione olimpike.

Ndoshta një vend i vogël por që ka dhënë një kontribut shumë të madh në këtë sport në arenën ndërkombëtare. Por nuk ka qenë aspak e lehtë për sportistët të mbërrijnë aty ku janë sot pasi për shumë kohë kanë vuajtur nga politikat në Kosovë. Madje shumë prej tyre janë detyruar të braktisin dhe kombëtaren e ish Jugosllavisë ku mund të përmendim dhe një prej trajnerëve më të mirë të xhudos në Kosovë, Driton Kuka.

“Ëndrra ime u thye për arsye politike. Në atë kohë të gjithë sportistët kosovarë lanë përfaqësuesen e ish Jugosllavisë dhe unë si gjithë të tjerët e bëra këtë për shkak të politikës shtypëse kundër popullit tonë. Arritëm që pas luftës të gjejmë fëmijë të dalë nga lufta në lagjet e Kosovës dhe tani pas 15 vitesh kemi në gjendje që të konkurrojmë me të gjithë botën kundër sportistëve nga Franca, Japonia apo Brazili që kanë me mijëra xhudistë” - shprehet Driton Kuka.

Gjithashtu meritat e trajnerit njihen dhe nga kampionia e xhudos Majlinda Kelmendi, ndërkohë që rrëfen se si i është futur kësaj rruge.

“Ishte një rastësi sepse shtëpia ime ishte pranë sallës dhe ndoshta ashtu si të gjithë fëmijët në lagje unë shkova atje për t’u argëtuar. nuk dija asgjë për xhudon, por ditë pas dite fillova ta dua këtë sport gjithnjë e më shumë dhe ja ku jam. po të mos ishte Toni, Kosova nuk do të kishte fituar gjithë këto medalje, sidomos të artën olimpike. Toni është zanafilla e gjithçkaje. Falë tij Kosova fitoi medalje Olimpike dhe është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, shprehet Majlinda Kelmendi.

EMISIONET