Spitalet në gatishmëri për festa, Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat

Spitalet në gatishmëri për festa, Manastirliu: Janë

Me anë të një urdhri të përgjithshëm i cili përmban një plan masash parandaluese për çdo të papritur në këto ditë festash, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dijeni të gjitha qëndrat shëndetësore në vend për mënyrën sesi duhet t i menaxhojnë këto raste. Ministrja gjithashtu gjatë një aktiviteti në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" ku ishte e pranishme tha se gjatë gjithë kësaj dite do të ketë organizime dhe aktivitete festive në të gjitha institucionet e përkujdesit në vend.

Një plan masash të posaçme për periudhën e festave të fundvitit, është shpërndarë në te gjitha qëndrat shëndetësore në vend me anë të një urdhëri nga Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.  Lajmi u bë i ditur prej saj gjatë një aktiviteti me rastin e festave të fundvitit nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli".

Manastirliu: Kemi ngritur urdhrin e përvitshëm tashmë për të gjithë gatishmërinë në të gjithë spitalet e vendit në mënyrë që gjatë gjithë festave të fundvitit të jenë në gatishmëri të plotë personeli mjekësor, stafi infermieror dhe padyshim të mos mungojë asnjë nga medikamentet, materialet e nevojshme të cilat duhen për të përballuar çdo rast emergjence.

Manastirliu foli dhe në lidhje me aktivitetin kombëtar i cili vjen nën moton “Festat duan dashuri” ku tha se gjatë gjithë ditës do të ketë organizime dhe aktivitete festive në të gjitha institucionet e përkujdesit në vend.

Në fund ishte vetë Ministrja e cila shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët duke mos harruar të falenderojë të gjithë ata punonjës të cilët punojnë me përkushtim çdo ditë të vitit përkrah kësaj shtrese e cila ka nevojë më shumë se kushdo për përkujdesje dhe ngrohtësi.

 


 




EMISIONET