Ministria e Shëndetësisë dhe deputetë të mazhorancës kërkojnë të bëjnë ndryshime në ligjin anti-duhan në kuadrin e gjobave, për shkak se subjektet po përsërisin shkeljet.

 Si ves, duhan-prirja është shndërruar në një fenomen social dhe shëndetësor me pasoja deri në fatalitet. ¼ vdekje i atribuohen sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Për deputeten socialiste, Elisa Spiropali, ligji anti-duhan duhet të nisë nga vetë deputetët, në lokalet e Kuvendit.

Nëse brenda unazës së Tiranës ligji ka zbatueshmëri më të lartë, në zonat periferike dhe qytetet të tjera, situata është më problematike.

Diskutimi në komisionin parlamentar të Shëndetësisë u zhvillua në kuadër të ditës ndërkombëatre kundër duhanit, por opozita nuk ishte pjesë e Komisionit.

 

/Ora News.tv/