Pas shumë dekadash punë si spikere e lajmeve të mëngjesit, Lauren Sanchez është tepër e lirë para kamerës. Por tani do ta ndjekin paparacët.

Mediat amerikane kanë raportuar se ajo është e dashura e miliarderit Jeff Bezos, i cili njoftoi ndarjen nga gruaja pas 25 vitesh martesë.

Thuhet se ata kanë tetë muaj që shijojnë një lidhje dashurie dhe filluan të dalin hapur që prej ditës së djeshme (9 janar), kur Jeff dhe ish-partnerja Mackenzie njoftuan divorcin.

49-vjeçarja me origjinë meksikane, Lauren është njohur me Jeff nëpërmjet ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, një menaxher i fuqishëm i Hollivudit, nga i cili Sanchez është ndarë tetorin e shkuar.

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i kompanisë më të madhe për shitje online, Amazon.


 
 

/Ora News.tv/