'Spice Girls' vijnë me film të animuar

Vitin e kaluar u konfirmua lajmi se Spice Girls do të ktheheshin me një koncert në Croke Park dhe fansat ishin shumë të lumtur.

Por fansat nuk mund të jenë më të entuziasmuar se sa tani.

Simon Fuller, menaxheri i grupit ikonë, njoftoi se një film i animuar me Spice Girls po vjen.

Në një intervistë për Billboard, Fuller tha: "Jam shumë i lumtur për vajzat. Ato e meritojnë. Ajo që vjen më pas është se ne do të bëjmë gjëra shumë emocionuese. Do sjellim një film të animuar dhe shumë plane të tjera do vijnë."

Ai nuk zbuloi detaje të mëtejshme, ndaj nuk dihet data e publikimit.

Grupi i famshëm do performojë më 24 maj, pas Victoria Beckham.

EMISIONET