Pjesë e aktiviteteve të Ditës së Verës do të jetë edhe performanca e pilotit çek, Martin Sonka. Për afro 15 minuta ai do të dhurojë spektakël në qiell për qytetarët.

Ditën e verës në orën 12:00 drejtojini sytë nga qielli për të parë skeptaklin që do të dhurojë në kryeqytet piloti çek Martin Sonka.

Në aeroportin e Rinasit, 38-vjeçari që ka marrë pjesë në dhjetra kompeticione ajrore, mbërriti pas pesë orë fluturimi duke ndarë impresionet për natyrën e Shqipërisë.

Sonka: Është nder për mua të jem këtu, kjo është hera e pare qe une jam ne vendi tuaj te bukur dhe ndihem i lumtur qe jam ftuar ne nje event kaq te veçante.

Martin Sonka do të performojë në qiellin e Tiranës për afro 15 minuta, ndërsa presidenti i Federarës së Aeronautikës Shqiptare ftoi qytetarët ti bashkohen aktivitetit.

Alket Islami: Shpresojmë që të gjithë të ndjekin këtë shoën tonë dhe të gjitha këto rakordojnë me 25 vjetorin e aktiviteteve tona të Aeronautikës Shqiptare.

"Do të dhurojë një spektakël mbi qytetin e Tiranës nesër dhe të shijojnë këtë mrekulli që është e rrallë për shumë vende por ne kemi fatin sot që përmes Martin ta kemi në qytetin tonë".

Por ky është vetëm një ndër aktivitetet që ka organizuar Bashkia Tiranë për Ditën e Verës.

"Bashkia e Tiranës, nesër me 14 mars për Ditën e Verës, është angazhuar me tërë përkushtimin për të organizuar shumë aktvitete, 14 shkena,14 aktivitete të ndryshme gjatë gjithë ditës deri në darkë vonë".

Dita e verës një festë traditë në Shqipëri simbolizon largimin e dimrit, dominohet nga ngjyrat ndërsa embelsira teadicionale është ballokumja.

/Ora News.tv/