Spektakël dhe rekorde, ja rezultatet e shënuara në javën e fundit të Premier League

Spektakël dhe rekorde, ja rezultatet e shënuara në javën e

Premier League i ka dhënë fund sezonit 2017-2018 në mënyrën më të mirë të mundshme, me spektakël.

Në 10-të ndeshjet që ulën siparin e sezonit u shënuan plot 31 gola, me një mesata prej 3.1 golash për ndeshje.

Ndeshja më spektakolare dhe më me shumë gola u luajt në mitikun "Ëembley" me Tottenham dhe Leicester që gjetën 9 herë rrjetën, me 90 minutëshin që pa "gjelat" të triumfonin me shifrat 5-4.

Golave të Vardy dy herë, Mahrez dhe Iheanacho  iu përgjigjën Kane dhe Lamela që shënuan një dopietë në këtë takim, ndërsa goli i Fuchs vendosi barazimin momental në 3 me 3.

Spektakolar dhe Liverpool-i që nuk fali ndaj Brighton, duke i mposhtur këto të fundit me "poker" 4-0. Fitore arriti dhe Manchester City-t, që arritur në kuotën e 100 pikëve brënda një sezoni, duke vendosur dhe rekord.

Zhgënjyen kampionët në fuqi të Chelsea që e mbyllën në mënyrën më të keqe sezonin, pasi u mposhtën 3-0 nga Newcastle vendas.

Në takimet tjera, Arsenali fitoi minimalisht në fushën e Huddersfield 1-0, Bournemouth mori një fitore të rëndësishme për moralin 2-1 ndaj Burnley, ndërsa Swansea-Stoke City u mbyll në shifrat 1-2 në favor të miqve, ndërsa West Ham mposhti në shtëpi Evertonin 3-1.

EMISIONET