Policia spanjolle ka arrestuar 15 persona në një operacion që ka lejuar shpërbërjen e organizatës me të paktën 20 anëtarë që ka vjedhur më shumë turistë vitet e fundit në Katalonia. Në 6 muajt e fundit, janë kryer mbi 50 sulme, duke bërë që grabitësit të përfitonin rreth 150 mijë euro.

Përveç vendimit me burg të marrë më 8 qershor ndaj të arrestuarve, ndaj 12 prej tyre që janë lënë të lirë, është dhënë një masë e pazakontë; një urdhër kufizues që i detyron ata të qëndrojnë 200 metra larg autostradës AP-7 në Katalonjë.

Pesë anëtarë të tjerë të grupit janë jashtë vendit dhe nuk mund të arrestohen.

Disa nga të arrestuarit, kanë përdorur automjete me fund të lartë për të kryer vjedhjet, duke siguruar një arratisje të shpejtë, kur atyre ju duhej të shpëtonin nga policia ose nga vetë viktimat.

Ata përdornin metodën e shpimit të gomave, duke shkaktuar një lloj shpërthimi të automjeteve. Ndërsa makinat ndalonin, ata viheshin në aksion për t'i vjedhur. Në raste të tjera, ata përdornin metodën e tërheqjes së vëmendjes për shoferët, duke u kërkuar të ndalnin sikur kishin probleme të makinës.

Pasi automjeti ndalej dhe me justifikimin për t'i ndihmuar, ata shpërqendronin viktimat me biseda të parëndësishme dhe ndërkohë kryenin grabitjen e sendeve personale.

Mediat spanjolle shkruajnë se të arrestuarit janë nga Kosova, ndërsa ndaj tyre ka qindra të dhëna penale në disa vende evropiane që nga viti 2013.

Në një rast, hetuesit kanë zbuluar një vjedhje prej 27 mijë eurosh.

Hetuesit kanë zbuluar se të paraburgosurit kanë një nivel shumë të lartë specializimi, me tre grupe të koordinuara nga katër shefa dhe një performancë të përsosur gjatë viteve. Regjistrimet e kamerave nga autostrada kanë lejuar të identifikojnë autorët e plaçkitjeve.

Anëtarët e grupit kishin të përcaktuar rolet dhe zgjidhnin viktimat më së shumti me origjinë të huaj, për shkak të sasive të mëdha të parave që zakonisht marrin me vete që kur janë me pushime. Struktura e saj është hierarkike dhe disa prej atyre që janë përfshirë në rrjet kanë kryer detyra logjistike.

/Ora News.tv/