Spanja i jep zgjidhje bllokimit të anijes me mbi 600 emigrantë në ujërat e Mesdheut, pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për ta ankoruar në portet e tyre.

Kryeministri i ri i Spanjës deklaroi se vendi i tij do të presë anijen, duke shmangur kështu një katastrofe humanitare.

Pedro Sánchez tha se do t'i jepte "port të sigurt" Aquarius dhe 629 personave në bordin e saj.

Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe BE bënë thirrje më herët për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.

Sánchez ka thënë se anija do të ankorohet në Valencia.




/Ora News.tv/