Spalletti: Për të blerë Skriniar lihen edhe bakshishe

Spalletti: Për të blerë Skriniar lihen edhe bakshishe

Mbrojtësi i Interit, Luciano Spalletti është shprehur mjaft i kënaqur për paraqitjen e skuadrës kundër Barcelonës. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Spalletti foli me superlativa për futbollistët e tij ndërsa veçoi njërin prej tyre, Milan Skriniar. Sipas tij, Skriniar vlen 100 milion euro, por shifra luhatet në varësi të blerësit.

"Sa kushton Skriniar? 100 milion euro ", tha trajneri pas ndeshjes.

"Nëse do të isha te Barcelona do të ofroja 120 milionë euro dhe do të thosha, '20 milion euro është bakshishi'. Nëse do të isha te Reali i Madridit, unë do të ofroja 140 milionë euro, prej të cilave 40 milionë euro bakshish".

Skriniar u vlerësua për performancën e tij gjatë barazimit 1-1 të Interit me Barcelonën në Ligën e Kampioneve të martën dhe Spalletti bëri të qartë se klubet rivale do të duhej të "thyen" bankën për të nënshkruar mbrojtësin.

EMISIONET