Southgate e pranon: Belgjika ishte skuadër më e mirë sesa Anglia

Southgate e pranon: Belgjika ishte skuadër më e mirë sesa Anglia

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se Belgjika ishte një skuadër më e mirë sesa Anglia dhe beson se ndeshja për vendin e tretë e Kupës së Botës ishte "shumë larg" pritshmërive për "Tre Luanët".

"Belgjika është një skuadër më e mirë se ne. Ne kishim një ditë më pak për të riparuar forcat. Ishte një lojë shumë e vështirë për ne. Belgjika është një skuadër më e mirë dhe në tëardhmen mendoj se do të shkojnë më larg. Ne i shkaktuam probleme dhe i sulmuam ata, por ata kanë lojtarë me cilësi më të lartë. Dy vjet më vonë, ju shikoni numrin e medaljeve dhe moshën e skuadrës për Belgjikën. Ky është kulmin e tyre, por ne nuk jemi askund afër kësaj dhe ne e dinim gjatë gjithë rrugës".- deklaroi Southgate për "ITV Sport".


EMISIONET