Opozita 2 ore protestë, rrethon ministrinë e Brendshme: Xhafa e Rama ik!

Për më shumë se dy orë, opozita protestoi për largimin e  qeverisë Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një protestë, e nisur në 11:00 dhe e mbyllur në 13:00, e shoqëruar me momente tensioni, përplasje, tymuese dhe fishekzjarre të hedhura fillimisht drejt kryeministrisë dhe më pas drejt ministrisë së Brendshme. Këtu situata u tensionua më shumë dhe ka pasur dhe të plagosur. 

Deri tani dimë për 11 efektivë policie të plagosur si dhe kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi. Ndërsa zyrtarisht nuk ka ende një bilanc të plagosurish mes protestuesve.

Kryetari i PD-së la selinë blu në orën 11:00 për tiu bashkuar protestuesve në shesh para ministrisë së Brendshme. Më pas marshoi drejt kryeministrisë. Nga një podium i vogël mes turmës së protestuesve Basha bëri thirrje për tu bashkuar kundër qeverisë në pushtet e cila sipas tij zhvat qytetarët e i shërben krimit e oligarkëve.

Lulzim BashaProblemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është rënia e shtetit të së drejtës, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues.

Kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin e propagandën. Mes jush nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, për të zaptuar dhe për të qenë mbi ju, por për të marrë dhe për tju dhënë kurajo. Për të qenë një nga ju e bashkë me ju. Syte tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo shkëlqen larg. Rilindja nuk degradoi rrugës por që në ngjizje. Që ditën e parë rilindja degradoi demokracinë. Ngriti një sistem kriminal ku pushteti nuk buron nga politika e vota, por nga paraja, forca e dhunës, mashtrimi dhe gënjeshtrat qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është pushteti i njerëzve por i një pakice që zhytet përditë e më shumë në krim, në propagandë për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal e të korruptuar. Ju ftoj të gjithë së bashku nga balli i kësaj proteste të vazhdojmë marshimin tonë. Më ndiqni bashkë. Marshimin trejt Skënderbeut"

Krah Bashës ishte dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha: "Protestë e jashtëzakonshme. Problemi është se ia ka mbathur dhe ka zgjedhur për vrimë miu tunelet e Skraparit

Pas përfundimit të fjalimit politik, më i shkurtri në historinë e protestave të demokratëve, Basha marshoi drejt sheshit "Nënë Tereza" për tu kthyer sërish në bulevard drejt Ministrisë së Brendshme. Më pas u largua për tu vendosur në selinë PD, ndërsa para ministrisë situata u tensionua.

Pamjet e transmetuara live nga Ora News treguan forcat të shumta policie, FNSH e RENEA që blinduan ministrinë e drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe u përplasen me protestuesit. Pati dhe të plagosur.  



Në këtë situata Basha doli nga selia PD dhe iu drejtua ministrisë për tu kërkuar protestuesve të tërhiqen. 

Pati dhe protestues që e kundërshtuan duke kërkuar të vijonin të qëndronin aty deri në largimin e Fatmir Xhafës, qëllim për të cilin kishin dalë aty.     

Vete Basha në një prononcim për Ora News e quajti protestën "madhështore" dhe se aksioni opozitar do të vazhdonte deri në fitore. Nga selia blu tha se sot qytetarët i dhanë një mesazh të fortë "qeverisë së krimit", siç e quajti ai dhe se aksioni opozitar do të vazhdonte. 

"Rama të largohet, tashmë është i vetëm" deklaroi kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi nga selia e partisë

Reagoi dhe kryeministri Rama përmes një postimi në facebook.

Vetë ministri Fatmir Xhafaj qëndroi në zyrë gjatë gjithë kohës së protestës, ndërsa në mëngjes apeloi për qetësi

Edhe drejt kryeministrisë u hodhën tymuese.




Ora News percolli live hap pas hapi te gjitha zhvillimet e dites se sotme

Ora 13:24: Ministria e Brendshme kthehet ne normalitet. Efektivët e FNSH e RENEA u larguan



Ora 13:10 PD: Policia gjakosi kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi



Protestuesit kundershtojne largimin
Ora 12: 54  Ka protestues qe kundershtojne largimin nga ministria e Brendshme. Ata nuk i jane bindur kryetarit Basha per tu terhequr duke e quajtur vendimin e tij te padrejte. Ata thone se duhet te qendrojne ne proteste deri ne momentin kur Xhafaj te largohet.  



Vete Basha ne nje prononcim per Ora News e quajti protesten "madheshtore" por nuk pranoi te komentonte me shume. 


Ora 12: 46: Kryetari i PD-se, Lulzim Basha terheq protestuesit. Qetesohet situata tek ministria e Brendshme. 

Ka disa protestues qe nuk pranojne te largohen dhe replikojne me deputetet, duke kerkuar te qendrojne aty deri ne largimin e ministrit Xhafa.

 Nderkohe qe Basha po vijon te largohet drejt PD-se.  




Tensionohet situata para ministrise, policia perplaset me protestuesit

Ora 12: 30 Tensionet situata para ministrise se Brendshme. Ka perplasje mes protestuesve dhe policise. Protestuesit kane në dorë barriera prej teli dhe kërkojnë të përparojnë por efektivët me skanfandra i ndalin.  Ka momente kur hidhen fishekzjarre dhe tymuese.  

"Qellohet dhe me gure. Gjate perplasjes mes protestuesve ka te lenduar dhe disa qytetare" informon gazetari i Ora News, Brahim Shima direkt nga vendi i ngjarjes.

Basha po niset drejt Ministrise se Brendshme. "Do te shkoje per te terhequr protestuesit" informon selia PD.








FNSH dhe RENEA ne gadishmeri
Ora 12:17 Forca të shumta policie jane ne gadishmeri të ndërhyjnë. Ata janë me skafanda dhe shkopinj gome dhe ndodhen prapa ministrise së Brendshme. Basha ndodhet ne PD.  

"FNSH e RENEA jane perballe ministrise se Brendshme. Ketu sapo ka hyre dhe drejtori i policise se Brendshme, Ardi Veliu. Forcat e policise vazhdojne te shtohen  dhe jane pozicionuar ne pjesen e prapme te ministrise ndersa protestuesit ndodhen para" informon live gazetarja e  Ora News Keti Banushi.  

 




Tymuese drejt ministrise

Ora 12:04: Hidhen tymuese dhe drejt Ministrise se Brendshme. Krey i PD-se po udheheq protestuesit drejt kësaj ministrie ku do të vijojë protesta pas largimit nga kryeministria. 

Gurë dhe  drejt Ministrisë së Infrastrukturës. 

Edhe drejt kryeministrisë janë hedhur tymuese me ngjyra si dhe ka pasur moment përplasjeje mes protestuesve dhe policisë pasi kreu Basha dhe krerët e partive aleate të opozitës u larguan.  





Lulzim Basha mban fjalën para kryeministrisë 

Në fjalen e tij Kryetari i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve ta ndjekin me marshimin drejt Ministrisë së Brendshme

Lulzim Basha:  Ju ftoj të gjithë së bashku nga balli i kësaj proteste të vazhdojmë marshimin tonë. Më ndiqni bashkë. Marshimin trejt Skënderbeut. Kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin e propagandën. Mes jush nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, për të zaptuar dhe për të qenë mbi ju, por të marrë dhe për tju dhënë kurajo. Për të qenë një nga ju e bashkë me ju

Syte tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo shkëlqen larg. Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës e të jetës. Dritën që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit dhe korrupsionit  

Rilindja nuk degradoi rrugës por që në ngjizje. Që ditën e parë rilindja degradoi demokracinë. Ngriti një sistem kriminal ku pushteti nuk buron nga politika e vota, por nga paraja, forca e dhunës, mashtrimi dhe gënjeshtrat qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është pushteti i njerëzve por i një pakice që zhytet përditë e më shumë në krim, në propagandë për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal e të korruptuar




(Ne foto: ish kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha mes protestuesve të cilët po zhvendosen nga kryeministria tek ministria e Brendshme. Prapa hidhen tymuese drejt kryeministrisë)



Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.



Blindohet Tirana
Janë angazhuar 2500 forca policia, forca te FNSh-se dhe te RENEA-s,  40 automjete, 2 ujëhedhës dhe 2 autoambulanca. Partia Demokratike nuk ka përcaktuar orar të mbarimit të protestës dhe nga ana e saj policia ka dhënë 4 orë kohë.


(Ne foto: Gazetari Mariglen Mullai prapa kryeministrise ora 09:30. Shikoni makinat e policise prapa)


(Ne foto: Basha mberrin ne zyren e PD-se, ora 09:30)

 

Ora 09: 30: Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj mbërrin në zyrën e tij 

I pyetur nga gazetarja e Ora News Keti Banushi nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët tha vetëm: Qetësi!


Vendoset instalacioni ne sheshin "Skenderbej"



Transmetimet live ne facebook





Ora 08:50 -Lezhë

Protestuesit jane nisur në mënyre të organizuar me autobusë dhe mjete private. Deputetja Lindita Metaliaj tha se janë më shumë se 1500 qytetarë lezhjanë që do t'i bashkohen protestes.

Ora 08:30 - Vlora

Sipas PD në Vlorë janë 10 autobusë që janë nisur drejt Tiranës me rreth 1500 protestues



Ora 08: 25 -Lushnje 

Edhe në Lushnje sipas PD janë nisur drejt Tiranës  rreth 3000 mbështetës. Janë rreth 8 autobusë, por edhe mjete të vogla personale.

Ora 08:17 -Fier

Sipas PD në Fier, drejt Tiranës janë nisur rreth 2 mijë protestues. Sipas kreut të kësaj force politike për Fierin, njëherësh edhe deputet i PD Luan Baci, protesta e sotme është një revolte popullure.



Ora 08:00 -Shkodra

Edhe nga Shkodra kanë filluar të nisen mjetet e para me protestues. 10 autobusë jane vënë në dispozicion të tyre. Dega lokale parashikon qe rreth 2500 protestues të jenë të pranishëm

Nga i gjithe qarku përfshire Vau Dejes, Puke dhe Malësi e Madhe parashikohet që numri të shkojë në 5 mijë protestues.



Ora 07:50 -Berati

Kryetari i PD Berat  Gazmend Azizi konfirmoi se rreth  2 mije protestues janw nisur nga ky qark, dy autobusa nga Berati, 2 nga Ura Vajgurore, 1 nga njwsia administrative Otllak,  1 nga Velabishti, 1 nga Policani.



Ora 07:00 -Gjirokastra 

Mbështetës të opozitës në gjithë Shqipërinë janë nisur drejt kryeqytetit, me autobusë të organizuar nga opozita, por edhe me mjete personale.

Tre autobusë nga Gjirokastra, rreth 400 militantë nga LSI, 250 të PD

Në Korçë, sipas PD pjesëmarrja është e ulët për shkak të presionit qeveritar. Burime nga LSI bëjnë të ditur se janë nisur rreth 500 persona, 100 nga Pogradeci dhe pjesa tjetër nga Korça.



EMISIONET