Sot paskan shembur restorantin e Mihalit. Po pastaj?!

Sot paskan shembur restorantin e Mihalit. Po pastaj?!

Republika Mihali

Sot paskan shëmbur restorantin e Mihalit.

Po pastaj?!

Pyetja është, a do të jenë në gjëndje shqiptarët të shëmbin shtetin e Mihalit dhe të ndërtojnë shtetin ligjor, kur Mihalin e ke në Tiranë, në Durrës, plazhi pishave të Golemit ku tashmë ka beton dhe jo pisha jo e jo, po as rërë është i tëri Mihal?!

Mihali është në Velipoje, Valbonë, Theth, Korçë, Sarandë, Butrint, Himarë, Qeparo, Borsh, në parlament, qeveri, prokurori, gjykata, dogana, polici, media, fondacione, Mihal intelektual.

Mihali nuk lindi sot!

Mihali lindi me barbarine dhe placiktjen e pronës publike dhe private nga mihalët e qeverive të njëpasnjëshme të post 90 dhe në vazhdim në bashkëpunim me militantizmin mihalist si mihalizim i shoqërisë që rriti mihalin si mihializëm në gjirin e vet.

Restoranti i shembur i Mihalit sot, nuk shëmb dot mihalizimin shtetror-politik.

Kur të shëmbet dhe të japë llogari shteti dhe politika e këtij 30 vjeçari për mihalizmin e Shqipërisë dhe shtetit mihalëve, atëherë mund të thuhet se u shëmb edhe restoranti Mihalit.

EMISIONET