"Sot ne, nesër ju" studentët thirrje gjimnazistëve: Pezulloni mësimin

"Sot ne, nesër ju" studentët thirrje gjimnazistëve:

Me thirrjet "bashkohuni", "Sot ne nesër ju", studentët janë ndaluar për disa minuta përpara gjimnazit "Qemal Stafa" duke i bërë thirrje nxënësve që ti bashkohen protestës së tyre.

Ata i kanë kërkuar gjimnazistëve që të pezullojnë mësimin dhe ti bashkohen protestës, pasi nësër, kur ata të jenë studentë tarifat e larta do të rëndojnë mbi familjet e tyre.

Mësohet se protestës do i bashkohen dhe studentë të Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë studentët po mbajnë protesta edhe në Shkodër dhe Vlorë. 

Klikoni këtu për të parë Fotogalerinë



EMISIONET