Teatri do të shembet, PS voton e vetme, Majko bojkoton. Mbyllen bastet

Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojërat e fatit. Ndërsa me 74 vota pro deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar. Ndërsa mësohet se Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk ka votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama.Gjithashtu, Kuvendi miratoi po me 75 vota pro edhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.

Mazhoranca votoi në parlament me 75 vota ligjin për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit. Për kryeministrin Edi Rama, kjo ishte përgjigjia më e mirë kundër mesazheve kërcënuese të ardhura tek deputetët socialistë për tu tërhequr nga ky ligj.

Rama: Do t'u japim shumë përgjigje të tjera të njëpasnjëshme siç nuk i kanë parë në ëndrrën e tyre më të keqe.

Një nga këto mesazhe e bëri publik deputeti, Erjon Braçe, i cili u shpreh se atutorët e tyre do ta paguajnë.

Braçe: Unë dhe kolegët e mi të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit i kemi dëgjuar të gjitha. Së pari, ti dhe ju po u hiqni bukën fëmijëve të mi dhe ne do të merremi e fëmijët tuaj.Mesazhi standard.E habitshme, por në të gjithë numrat tanë të telefonit. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës dhe do t'u kushtojë shumë.

Kryeministri pati disa fjalë dhe për opozitën që sipas tij vetëm, marrëzia e bëri të mos e votojë këtë ligj, i cili ndërpret burimin e financimit për krimin e organizuar.

Rama: Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme për të goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive.

Pretendimeve se këto ndodhin për të tërhequr vëmendjen nga problemet e qeverisë, Rama iu përgjigj me ironi, duke i krahasuar ato me telenovela.

Rama: Po nga duam ta tërheqim vëmendjen, se nga është vëmendja? Nga Babalja, na iku Babalja nga ekrani. Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën, në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër. Nga Ezeli i PD, nga Izaura nga "Skllavja Izaura" në versionin Luli dhe Mona. 

Në seancën parlamentare votimi për mbylljen e lojërave të fatit mori 75 vota pro. Me një votë më pak u rrëzua dhe dekreti i Presidentit, duke i hapur rrugë ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri.

Ashtu si në dy herët e tjera ku pati dhe përplasje me kryeministrin Edi Rama, Pandeli Majko nuk mori pjesë në këtë votim.

EMISIONET