Sot në "Diagnozë", nga Freskida Miloti në orën 17, transmetohet emisionin dedikuar shëndetit në Ora News.

I ftuar shefi i urgjencës kirurgjikale Dr.Shk.M. Myzafer Kaçi, i cili flet për mbingarkesën në këtë urgjencë, numrin e operacioneve që bëhen në vit dhe arsyet se pse ndodh kjo mbingarkesë. Ai drejton kërkesat e tij dhe shpreh mirënjohjen për çfarë është bërë deri tani nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Më tej  

Emisioni vijon me okulisten, Dr.Shk.M. Suzana Zhuka, e cila tregon se çfarë është glaukoma dhe cilat janë ekzaminimet dhe teknikat moderne për të eleminuar verbërinë që shkakton kjo sëmundje në rast mostrajtimi.

Rubrikat e shumta pasurojnë minutazhin e rezervuar për emisionin mjekësor 'Diagnozë'

E ftuar në rubrikën 'Impakt shëndet' është dietologia e njohur Anila Kalleshi. Tema e zgjedhur për këtë të shtunë është kequshqyerja. Mësoi shumë nga këshillat që përcillen gjatë minutazhit të kësaj rubrike.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'

Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/