"Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet sot në orën 17:00, në Ora News.

E ftuar dermatologia e njohur Dr. Monika Fida.  Ajo do të shpjegojë gjithçka për dermatitin atopik. Një temë aktuale dhe që duhet të tregojmë kujdes. Karakteristikat e kësaj sëmundje dhe lidhja me sëmundjet e tjera.

Minutat e rezervuara për shëndetësinë vijojnë me një tjetër mjeken infeksioniste, Dr.Alma Hoxha, e cila flet për fruthin, një sëmundje ngjitëse dhe problematike për momentin në Shqipëri. Këshillat dhe masat që duhet të merrni për të shmangur rrezikshmërinë. Rubrika të shumta do të transmetohen në “Diagnozë”, vaksinimi, zhvillimi i fëmijëve nëpërmjet artit, ushqimet që shkaktojnë alergji etj.

E ftuar në rubrikën 'Impakt shëndet' është aktorja e mirënjohur Shegushe Bebeti, e dekoruar në vitin 2016 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë i asaj kohe, zoti Bujar Nishani me Titullin “Mjeshtër i madh”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Teatrit të Kukullave, duke qenë aktive jo vetëm në skenë, por edhe duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në nevojë e me sëmundje të rënda në vendin tonë dhe në Itali”. Një intervistë plot emocione dhe histori të veçanta në përvojën e gjatë e saj artistike.

Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'


Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/