Sot në "Diagnozë", nga Freskida Miloti në orën 17, transmetohet në emisionin dedikuar shëndetit në Ora News. I ftuar ortopedi Dr. Dion Riza, tregon se çfarë është displazia e artikulacioneve kokso femurale, kujdesi që duhet të tregohet në fëmijët e vegjël zhvillimi anormal i kockave. Rreziku deri në invaliditet që shkakton kjo sëmundje nëse nuk trajtohet... për këto dhe shumë të tjera ndiqni në pjesën e parë të emisionit 'Diagnozë' bisedën me mjekun.  

Emisioni vijon me pneumologen, Dr. Silvana Sadria, e cila flet për bronkitin akut. Kujdesin që duhet të tregojmë, ekzaminimet dhe trajtimi. Rubrikat e shumta pasurojnë minutazhin e rezervuar për emisionin mjekësor 'Diagnozë'

 E ftuar speciale në rubrikën 'Impakt shëndet' këngëtarja e mirënjohur Merita Halili e cila merr surprizë një video mesazh nga bashkëshorti i saj, instrumentisti Raif Hyseni. Marrëdhëniet e bukura kontribuojnë për një shëndet të mirë, si psikologjikisht e poashtu janë frytdhënëse në art, kur ka dashuri, dhe arti është më i bukur. Mësoni historinë e këngës të kompozuar nga Raif Hyseni dhe momente arritjesh artistike të këngëtares edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ajo shpreh dhe falenderimet për mjekët në emisionin dedikuar shëndetit. Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite. Me elemente sa informativ mjekësor, aq edhe artistik. Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

/Ora News.tv/