Sot ndeshjet e fundit të grupeve A dhe B, sytë tek sfida Portugali-Iran

Sot ndeshjet e fundit të grupeve A dhe B, sytë tek sfida

Sot tifozët do të qëndrojnë të ngujuar pas ekranit, pasi do të luhen plot 4 ndeshje. Në fushë zbret Spanja që do të kërkojë fitoren nga Maroku, dhe shteti organizator, Rusia që luan me Uruguain, i cili është supriza e këtij edicioni të Botërorit.

Dy grupet e para, A dhe B,  të Kampionatit Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi do të zhvillojnë sot garën e tretë dhe të fundit në grup.

Në orën 16:00 në Samara, do të zhvillohet derbi i grupit të parë mes Uruguait dhe Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë në Volgograd përballjames Arabisë Saudite dhe Egjiptit.

Interesi padyshim mbetet tek ndeshja e parë që edhe pse kanë siguruar kualifikimin, rezultati i sfidës së sotme do të ndajë vendin e parë mes dy skuadrave.

Ndërkohë në orën 20:00  të mbrëmjes do të jenë dy ndeshjet e fundit të grupit të dytë.

Më konkretisht, në Kaliningrad do të përballen Spanja dhe Maroku, ndërsa në Saransk Irani me Portugalinë.

Favoritet për t'u kualifikuar janë Spanja dhe Portugalia, por ka shpresa dhe Iranin që ka fituar një tre-pikësh kundër Marokut.

17:00 Arabia Saudite vs Egjipt

17:00 Rusi vs Uruguai

21:00 Iran vs Portugali

21:00 Spanjë vs Marok

EMISIONET