Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Edvin, Sot eshte 31 vjetori i varjes ne litar me 10 gusht te vitit 1988 ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit e poetit disident Havzi Nela me firmen e xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik.

Sot eshte dita e martirizimit te poetit disident Havzi Nela, ne te cilen Edvin Kristaq Xhelati mund te "vare" brenda vehtes çnjerezoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qyteteruar, te denoje krimin mizor te te atit tij xhelat dhe te kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alis dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela. Deri sot ti jo vetem nuk e ke bere keto por perkundrazi, ne nje urrejtje patologjike per kuksianet, Kuksin dhe Veriun, i ke ndeshkuar ata me taksa shtese, me zero investime dhe i ke perzene ata masivisht nga votrat e tyre per ne dhera te huaj!

Keto pak rrjeshta nuk po i shkruaj per politike por si nje apel per triumfin e njeriut, vetdijes se tij mbi antinjeriun, nenvetedijen e tij shazore.

Nderim perjete kujtimit te poetit disident, martirit te lirise Havzi Nela!

Ketu me poshte keni dy poezi te poetit Havzi Nela. sb

-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet; 
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era 
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë 
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

(Poezite e internimit në Arrën…)

O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987

EMISIONET