Sot dita botërore kundër varfërisë

Sot dita botërore kundër varfërisë

Kryetari i Kuvendit Gramiz Ruçi adresoi mesazhe të qarta për të ulur numrin e familjeve të varfra në Shqipëri.

I pranishëm në aktivitetin me rastin e ditës botërore kundër varfërisë Ruçi tha se sëpari duhet të rritet mbështetja e Kuvendit dhe të përmirësohet legjislacioni

"Do të rrisim mbështetjen e Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit në këto fusha" u shpreh Gramoz Ruçi.

Avokatja e Popullit këmbënguli në përcaktimin e minimumit jetik.

"Unë e kuptoj që fondi është ai që është por edhe ju duhet ta kuptoni që njerëzit nuk jetojnë dot me këtë vlerë të ulët" u shpreh Erinda Ballanca.

Ministrja e Arsimit foli për nevojën e rritjes së buxhetit arsimor.

"Ne duhet të rrisim buxhetin për arsimin. Reforma jonë arsimore dhe treguesit e saj për çdo fëmijë nga 3- 18 vjeç dhe në arsimin e lartë po jep çdo ditë rezultatet e veta. Ne sivjet adresuam klasat kolektive. 345 klasa kolektive u mbyllën". 

Në Shqipëri mijëra familje trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti u përfshinë në skenë 52 700 familje.

EMISIONET