Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës 'një cunam të historisë'. Në një postim në Facebook, Berisha shkroi se Shqipëria do vërshojë sot drejt Tiranës për largimin e Edi Ramës nga qeveria.

"Sot Cunami i historisë. Shqipëria vërshon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore!"-shkroi ish-kryeministri.

Protesta e opozitës do zhvillohet pasditen e së shtunës. Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59.

Rreth 1500 efektivë policie, si edhe policë civilë pritet të jenë në gatishmëri për protestën.

Ndërsa masat paraprake në Kryeministri dhe Parlament për sigurimin e perimetrit rrethues, nisën dy ditë para protestës kombëtare.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.

Lexoni per me shume: Sot protesta e opozitës, 1500 efektivë policie në gatishmëri

/Ora News.tv/