Sot 10 vite nga vdekja e Mbretit të Popit, Michael Jackson

Sot 10 vite nga vdekja e Mbretit të Popit, Michael Jackson

Ishte pikërisht data 25 qershor kur Mbreti i Popit, Michael Jackson u nda nga jeta.

Jackson do ishte 60-vjeç nëse do ishte gjallë.

Këngëtari po përgatitej për një turne që synonte rehabilitimin e karrierës, financave, dhe imazhit të tij kur vdiq në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë e propofolit anestetik më 25 qershor, 2009.

Vdekja e tij trondit fansat në mbarë botën dhe pushtoi titujt e mediave.

Shërbime përkujtimore u mbajtën në të gjithë botën dhe u ringjall muzika e tij.

Një album pas vdekjes, një film nga turneu i tij i fundit dhe shfaqjet e shumta treguan se muzika e tij do ti mbizotëronte kohës dhe se Michael do ishte një mbret i popit edhe në vdekje ashtu siç ishte në jetë.

Akuzat për ngacmimin e fëmijëve e mbërthyen këngëtarin në vitet e tij të fundit të jetës dhe arritën kulmin me një gjyq të vitit 2005 ku Michael u shpall i pafajshëm.

Akuzat u harruan të paktën deri në ringjalljen e tyre në një dokumentar më parë këtë vit.  

Ai u varros në Forest Laën Memorial Park në Glendale të Kalifornisë, pothuajse dy muaj pas vdekjes së tij.

EMISIONET