Soset durimi, Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Soset durimi, Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Pezullim dhe në merkato. Radja Nainggolan duket se e ka mbushur kupën te Interi dhe pas pezullimit për arsyeje disiplinore, belgu është nxjerrë në shitje nga klubi zikaltër.

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane "Gazzetta dello Sport", klubi është bërë pishman për blerjen e "Ninja" për  shifrën e 38 milion eurove dhe besohet se një ofertë e kënaqshme në janar, do të shqyrtohet seriozisht nga klubi.

Në të kaluarën, interes për Nainggolan ka pasur nga Guangzhou Evergrande i drejtuar nga Fabio Cannavaro, me skuadrën kineze që pritet ta shfrytëzojë këtë rast për të firmosur me mesfushorin.

EMISIONET