SOS në Theth nga bora! Banorët e izoluar apel shtetit përmes Ora News: Hapni rrugën!

SOS në Theth nga bora! Banorët e izoluar apel shtetit përmes Ora

"Për mua ishte e tmerrshme, imagjinoje banorët atje çfarë katastrofe, çfarë vështirësie që e kanë me vite dhe e kanë të përditshme këtë gjendje. Jam e shokuar për çfarë kam kaluar".

Këto ishin fjalët e një prej 8 mësuesve të bllokuar në Theth për 5 ditë me radhë, sapo u ulën në Shkodër me helikopter.

E teksa për arsimtarët u dha zgjidhje, banorët mbeten në izolim.

Ata apelojnë shtetin të kthejë sytë prej tyre dhe të hapë rrugën e bllokuar nga bora.

Një banor i zonës ka dërguar në imbox-in e Ora News foto dhe video që përshkruajnë më së miri situatën me të cilën po përballen banorët e kësaj zone.

EMISIONET