Videoja ku sorra ngjan si gorilla po shkakton shumë debat dhe bujë në rrjetet sociale.

Pamjet u filmuan në Nagoya, Japoni dhe duket sikur sorra mbahet nga krahë të fuqishëm. Një kërkues i Universitetit të Washgintonit tregon se kemi të bëjmë me reflekset e diellit.

Kur zogjtë ndalojnë krahët i nxjerrin përpara duke fshehur këmbët. Në momentin kur është filmuar nga kamerat zogu ka qenë duke ndryshuar pozicion dhe krijon përshtypjen se nuk ka këmbë

Dr Swift shkruan: Në këtë moment zogu po ngrohet në diell. Kur zoghtë ngrohen në diell krahët i ulin poshtë dhe mbështeten tek bishti.

Nëse filmohet nga këndi i djathtë atëherë duket sikur zogu nuk ka as këmbë dhe as bisht.

Shihni videon:






/Ora News.tv/