Teksa opozita ka artikuluar në vijim kërkesën për hetim të shitblerjes së votës në dosjet e famshme 339 dhe 184, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora thotë se ky fenomen është mjaft negativ dhe një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Soreca tha se e kanë ftuar qeverinë të bëjë çfarëdo që është e mundur, edhe pa ndryshuar kodin aktual zgjedhor.

Beti Njuma: A e mbështet BE kërkesën që ka bërë opozita, dhe zoti Basha për hetim të shitblerjes së votës. Ka dy dosje që qëndrojnë në prokurori prej kohësh, 339 dhe 184.

Luigi Soreca: Janë shifra të famshme në Shqipëri. Është e rëndësishme sepse shitblerja e votës është në vetëvete shumë negative dhe është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR. Zbatimi i tyre është një element shumë i rëndësishëm i vlerësimit që do të bëjë KE në fund të këtij muaji. Shitblerja e votës duhet të shmanget dhe nëse identifikohet duhet të ndiqet në vetvete. Ne e kemi ftuar qeverinë të bëjë cfarëdolloj gjëje që ka në dorën e vet, që mund të bëhet, edhe pandryshuar përshembull kodin e tanishëm zgjedhor që të zbatohen rekomandimet e OSBE/ ODIHR për shitblerjen e votës si për zgjedhjet vendore por dhe zgjedhjet e ardhshme. Shitblerja e votës shkon kundër konceptit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe çdo lloj përpjekje duhet bërë nga të gjithë që të shmanget shitblerja e votës.

Lexoni intervistën e plotë në RTV Ora, Soreca: Respektoj vendimin e opozitës për mandatet

/Ora News.tv/