Arrestimi i Vangjush Dakos, Duma: Po sakrifikohet si Saimir Tahiri

Arrestimi i Vangjush Dakos, Duma: Po sakrifikohet si Saimir Tahiri

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se drejtësia pritet të veprojë për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Pjesë nga diskutimet: 

Duma: Dako po mbrohet për arsye politike pot ë ishte qytetar i thjeshtë i lidhur me krimin nuk do kishte asnjë dyshim që do të ishte dënuar. Unë them që ai nuk duhet mbrojtur politikisht. 

Tani pritet të drejtësia të fillojë të bëjë veprimin. Ajo që kemi besim është strategjia që ka nisur me radikalizimin.

Zheji: Ju mendoni se presionin që ka bërë opozita me protestë dhe në rrugë..

Duma: Pa dyshim! Nga njëra anë janë të detyruar të tregojnë që gjërat funksionojnë.

Çështja Tahiri është e njëjta. Edhe sot Tahirin e mban jashtë një kod mafioz që unë nuk kam folur ende. Edhe Tahiri është i sakrifikuar. Kjo është lojë politike për të përdorur emisarët e tu deri në momentin që të japin pushtetin. Në momentin që të vendosin shkopinj nën rrota, vjen një situatë që i përdor ata si koka turku. 

EMISIONET