Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se politikanët shqiptarë kanë qenë servilë ndaj Greqisë, duke shtuar se me shtetin grek nuk mund të ketë reciprocitet.

Pjesë nga deklaratat: 

Klosi: Nuk ka reciprocitet me Greqinë.

Zheji: Se jemi të vegjël?

Klosi: Ekzakt. Nuk kanë ardhur grekët për të punuar. Gjithë politika shqiptare, të gjithë të mëdhenjtë e Shqipërisë kanë qenë super-servilë. Edhe për problemet e qeverisë përballë Evropës. Kanë dashur ta mbajnë mirë me grekët edhe për arsye personale, ky është fakt. Me siguri kishte njerëz me armë.

Zheji: Kanë hyrë me armë në Shqipëri?

Klosi: Sigurisht! Kanë armët në Bularat.



/Ora News.tv/