Sondazhi/ Studentët u përgjigjen 100 pyetjeve për infrastrukturën dhe pedagogët

Studentët kanë nisur të plotësojnë pyetësorët mbi infrastrukturën në Fakultetin e tyre dhe nivelin e stafit akademik.  Afati për t`iu përgjigjur 100 pyetjeve do të jetë deri më 2 maj, ndërsa rezultati do t`i shërbejë Ministrisë së Arsimit dhe vetë universiteteve. 

Të martën në email-et personale të mbi 100 mijë studentëve ka mbërritur ky pyetësor, i cili realizohet në kuadër të Sondazhit Kombëtar.

Përmes 100 pyetjeve ata do të japin vlerësimin e tyre lidhur me infrastrukturën, kurrikulat por edhe trupën akademike.

Pyetjet janë me alternativa, ndërsa në disa prej tyre mund të zgjidhen më shumë se një opsion.

Në kategorinë që lidhet me pedagogët, një nga studentet e Universitetit Politeknik përgjigjet në këtë mënyrë.

Një tjetër zgjodhi këto alternativa gjatë plotësimit të pyetësorit.

Sondazhi i përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë do të mund të plotësohet nga studentët deri më datën 2 maj.

Mbi bazë të rezultateve kjo Agjenci do të krijojë një raport të përgjithshëm që iu vendoset në dispozicion universiteteve dhe Ministrisë së Arsimit.

EMISIONET