Për herë të parë studentët do të mund të vlerësojnë cilësinë e universiteteve. Sondazhi Kombëtar do të nis më 16 prill dhe do të zgjasë deri më 2 Maj. Janë afro 80 pyetje që studentët do të mund t’i plotësojnë online.

Elvin Gjevori: "Ne kemi ndërtuar një data set me mbi 100 mijë adresa emailesh të studetëve. Të gjithë studentët do të kenë një email nga ASKAL, me një mesazh nga unë dhe një link ku ata klikojnë. Në këtë mënyrë zëri i tyre dëgjohet" 

Drejtori i Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë Elvin Gjevori shprehet se studentët do të japin mendim në 6 kategori.

Elvin Gjevori:  "Pyeten për infrastrukturën, kërkimin shkencor, mbështetjen e studentëve. Qëllimi është të kemi një informacion të strukturuar në mënyrë që në politikat e arsimit të jenë të inkorporuara mendimet e studentëve"

Në disa nga pyetjet e sondazhit studentët mund të përgjigjen me po ose jo por ka edhe pyetje ku mund të zgjedhin më shumë se 1 alternativë. Plotësimi i pyetësorit mendohet të zgjasë 20 min, ndërsa pas analizimit të rezultatit, Agjensia do të dale më një raport të përgjithshëm.

/Ora News.tv/