Sondazhi/ Shqiptarët përdorin celularin për tu njohur me lajmet

Sondazhi/ Shqiptarët përdorin celularin për tu njohur me lajmet

Media e shkruar duket se e ka humbur garën në Shqipëri kundrejt mjeteve të reja të informimit. Në një sondazh i zhvilluar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, e mbështetur edhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, rezulton se shqiptarët po orientohen gjithnjë e më tepër nga aparatet celularë për tu njohur me lajmet.

Në anketë kanë marrë pjesë 800 persona nga 8 qarqe të vendit dhe 96 % e të anketuarve kanë deklaruar se zotërojnë telefon me internet, të cilin e përdorin, jo vetëm për t’u argëtuar e lundruar por edhe për t’ u informuar.

Sa i takon televizionit, 5% kanë deklaruar se nuk e shohin fare. Megjithatë anketa nxjerr në pah se televizioni mbetet burimi i parë për lajmet e reja.

Gjetjet e anketimit u prezantuan gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare në kuadër të 20 vjetorit të krijimit të Autoriteti i Mediave Audiovizive. Diskutimet e panelit me përfaqësues të jetës akademike, të ftuar nga rajoni dhe përfaqësues të Kuvendit u ndalën te roli dhe bashkëpunimi autoritetit të mediave.

Kryetari i AMA, Gentjan Salaj u shpreh se autoriteti ka shprehur shqetësimin për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve.

Salaj: Janë harxhuar energji të jashtëzakonshme me çështje frekuencash, me çështje financiare, me procese gjyqësore të pafundme dhe mund të themi që kemi tradhtuar ligjin dhe publikun sa i përket thelbit që janë çështjet programore.

E pranishme në konferencë Vasilika Hysi si përfaqësuese e Kuvendit ndau disa prej sfidave mediave audiovizive në të cilat kërkoi më shumë angazhim për të mbrojtur te drejtat e fëmijëve.

EMISIONET