Sondazhi për Kriminalitetin, Dritan Hila kapet me Noton: Është abuziv. Tirana nuk është si Bari

Sondazhi për Kriminalitetin, Dritan Hila kapet me Noton: Është

IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës 3 prill 2019. 

Një nga projeksionet që nxiti debat në studio ishte: A rritur apo jo kriminaliteti në këto tre vitet e fundit në Shqipëri. Ky projeksion ka përplasur ne debat Dritan Hilën me Antonio Noton dhe Artur Zhejin në studion e “Tempora-s” në RTV Ora.

Hila ka deklaruar se kjo pyetje është abuzive dhe orientuese.


Ai u shpreh se ndryshe nga Italia, në Shqipëri dhe në Tiranë nuk ka lagje që janë të pakalueshme në ndonjë orë të ditës, sikurse ndodh në Padova apo Bari. 

Pjesë nga debati:

Dritan Hila:  Këtu është një abuzim nga ana e IPR Marketing është abuziv. Nuk mund të pyesësh tjetrin ore si mendoni ju 3 vitet e fundit është rritur kriminaliteti. Kriminaliteti ka statistikë. Nëse ti do ta tregosh situatën me ngjyra negative bën këtë pyetje lidhur me kriminalitetin. Sipas jush a është rritur kriminaliteti? Per kriminalitetin flitet me statistika. Une jam ne krahun e policisë. Eshte pyetje abuzive.

 Antonio Noto: Duhet bërë kujdes kur lexohen këto të dhëna. Sidomos të dhënat e sondazhit, sepse nuk ka një raport të qartë mbi atë çfarë ndodh në realitet me perceptimin. Nëse statistikat thonë që krimet janë ulur, nuk është se shqiptarët e perceptojnë.  Statistikat që thonë që krimet janë ulur atëherë do të thotë që perceptimi i qytetarëve është ndryshe. Ata thonë që ka më shumë kriminalitet dhe nuk është i gabuar perceptimi.

Qytetari nuk krijon opinionet e veta duke lexuar statistikat e Ministrisë së Brendshme, ai krijon opinionin e vet mbi jetën që bën dhe atë që ka jetuar. Nëse për 3-4 vite krimet do të bien, atëherë popullsia do ta perceptojë se realisht ka më pak krime.

Dritan Hila: Nuk e di kush e ka formuluar këtë pyetje, ju apo është një pyetje e formuluar me orientim, por të siguroj që në Tiranë nuk ka lagje të padepërtueshme natën siç është Japixha në Bari, ose siç është "Viale Padova" në Milano. Në Tiranë mund të shkosh në çdo lagje pa pasur asnjë problem.

Artur Zheji: Une nuk do të shkoja sepse në Tiranë ti e ha plumbin në lule të ballit dhe në mes të Bllokut.

Dritan Hila: Të zë bomba edhe në metro të Londrës.

Artur Zheji: Nuk jam dakord me Hilen. 

Dritan Hila: Pyetja abuzive. Nuk ke pse e bën fare si pyetje.


Shikoni ketu te gjitha rezultatet e sondazhit te pare te IPR Marketing dhe RTV Ora


EMISIONET