Solskjaer nuk bind, United ka gati zëvendësuesin

Solskjaer nuk bind, United ka gati zëvendësuesin

Me Ole Gunnar Solskjaer si trajner i përkohshëm, Manchester United ka nisur punën për të gjetur një trajner me kohë të plotë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, me "The Times" në krye, objektiv i drejtuesve të "djajve të kuq" është trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Italiani shihet si favorit për të marrë drejtimin e United, që pas shkarkimit të Jose Mourinho është gati të sjellë në "Old Trafford" një trajner me kohë të plotë.

Favorit për të marrë drejtimin e United janë emra si Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane, por emri i Allegrit intrigon jo pak.

EMISIONET