Ole Gunnar Solskjaer thotë se është shumë e thjeshtë për të sugjeruar se ai do të marrë vendin e punës të përhershme te United nëse fiton ndaj Paris St-Germain dhe Liverpool-it. United përballet sot në Champions League me PSG për fazën e 1/16 dhe me Liverpool në Premier Ligën më 24 shkurt.

"Ka ende disa muaj të mbetur nga ky sezon për të bërë gjithçka që mundem për klubin,"-tha Solskjaer që ka fituar 10 nga 11 ndeshje që nga marrja e detyrës në dhjetor.

Norvegjezi mori vendin e Murinjos, dy ditë pasi goglat e vendosën United përballë PSG në Champions në dhjetor, short të cilin ai e ndoqi me djalin e tij.

"Po e shikova me Noeun dhe thamë: wow, kjo është një sfidë e vështirë, por ne jemi kompetitiv dhe shkojmë në këtë ndeshje të sigurt. Nuk mendoj se ne mund të ishim në formë më të mirë se kaq përpara ndeshjes me PSG, kështu që ne jemi me të vërtetë duke pritur lojërat e ardhshme që vijnë. Kam kuptuar se çfarë lloj ekipi kemi, ne funksionojmë si ekip. Tani duhet të tregojmë veten në këto ndeshje të mëdha”, u shpreh Solskjaer.

Në krahun tjetër trajneri Thomas Tuchel do të ketë dy mungesa tepër të rëndësishme si Cavani dhe Neymar, por këmbëngul se mungesa e tyre nuk do të ndryshojë stilin e tyre.

"Nuk mund ta vendosni të gjithë barrën mbi Kylian Mbappé - ai ka cilësitë e tij, nuk është puna e tij për të zëvendësuar Cavani dhe Neymar, dhe ai nuk mund ti bëjë tre gjëra në të njëjtën kohë. Ai duhet të luajë lojën e tij, të luajë me vetëbesim dhe dua që ne të jemi të aftë për ta ndihmuar atë me llojin e duhur të mbështetjes. Mbape duhet të jetë pozitiv”, tha Tuchel, që theksoi se nuk do të ndryshoj modulin.

"Ne kemi identitetin tonë si ekip dhe nuk është e lehtë të ndryshosh identitetin e një ekipi. Natyrisht nuk kemi dy lojtarët kryesor, por unë nuk e di nëse është koha e duhur për të ndryshuar identitetin tonë. Ne luajmë duke sulmuar, jemi PSG, kjo është ajo për të cilën jemi mësuar - për të krijuar mundësi, është në ADN-në tonë”, shtoi gjermani.

/Ora News.tv/