Solli në jetë foshnjen ndërsa ishte në koma, vdes pas tre vitesh nëna

Një nënë, e cila ka sjellë në jetë një foshnje ndërsa ishte në koma dhe që u zgjua për të njohur të birin, ka vdekur 3 vite pas aksidentit që i ndryshoi jetën.

Sharista Giles, nga Sweetwater, Tennessee, ishte katër muajshe shtatzënë kur pësoi një aksident automobilistik dhe qëndoi në koma për muaj me radhë.

Mjekët i dhanë asaj 2% mundësi për të jetuar. Djali i saj erdhi në jetë parakohe ndërsa Sharista ishte në koma. Por një mrekulli ndodhi dhe nëna i hapi sytë. Për tre vite ajo shikoi djalin e saj teksa rritej.

Familja zbuloi lajmin se Giles vdiq të hënën nga ndërlikimet e vazhdueshme shëndetësore.

Shkaku i saktë i vdekjes së Sheriatit mbetet i panjohur.

Familjarët thonë se ajo nuk ishte shëruar ende plotësisht nga aksidenti.

Giles ishte përpjekur të fliste dhe kishte arritur të lëvizte vetëm duart.

Jo po kthehej nga një koncert në Nashville me dy miq kur makina u tyre rrëshqiti për shkak të lagështirës dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës në dhjetor 2014.

Ndërsa dy miqtë e saj mbetën të padëmtuar, Sharista mbeti e bllokuar në vendin e pasgjerit dhe pësoi dëmtim në tru.

Leighton lindi 26 javësh dhe jekët paralajmëruan familjen se e ëma mund të mos zgjohej kurrë.

Por ata kurrë nuk hoqën dorë nga shpresa dhe, katër muaj më vonë, ajo hapi sytë.


EMISIONET