Sokolaj: Arrestimet e krerëve të ARRSH u penguan nga politika 2 vite më parë

Sokolaj: Arrestimet e krerëve të ARRSH u penguan nga politika 2 vite

Duke folur për arrestimin e dy ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, gazetari Trashgim Sokolaj thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, se ka pasur ndikim politik për të penguar arrestimin e tyre dy vite më parë.

Sokolaj: Në çështjen e Elbasanit, ajo ka filluar që në vitin 2016, me kallëzim të një kompanie që është përjashtuar nga tenderi, i cili ka rezultuar humbës. Nuk duhet të paragjykohet çështja, pse ka filluar nga një kompani humbëse. Unë jam i prirur të besoj që nuk ka prapavijë politike, por medalja ka dy anë. Ka qenë një ndikim politik që është penguar arrestimi i tyre më parë. Prokurores i kanë hyrë në zyrë dhe i morrin materialet, për t’ia çuar një Prokurore tjetër. Por nëse themi që u arrestuan tani me presion politik, atëherë na lind e drejta të besojmë se janë mbrojtur politikisht edhe më parë.




EMISIONET