Eksperti i ekonomisë, Panajot Sako i ftuar në  "Ekonpolitikë" thotë se shqiptarët paguajnë rreth 1 miliard dollarë për shëndetësinë, ndërkohë që ajo është e rrënuar dhe është një nga arsyet pse shqiptarët largohen nga vendi. Sipas tij, ky sektor mund të menaxhohej vetëm me gjysmën e kësaj shume.

Soko: Natyrisht që unë e shikoj të vështirë por jo të pamundur bërjen e shëndetësisë. Duhet të marrë vëmendjen kryesore të shtetit. Është faktori i parë bazë që detyron shqiptarët të largohen nga vend. Ata largohen sepse fëmijën e tyre ose duhet të shkunden nga xhepat për ta shëruar, ose nuk e shërojnë dot.

Buxheti total shkon diku tek 1 miliard dollarë duke futur brenda lekët ryshfet. Blerjen e mjeteve ndihmëse. Këtu ndodh që në spital nuk ka fasho.

Të gjitha këto lekë, duke përfshirë edhe lekët nën dorë që merr mjeku. Mjeku nuk duhet të marrë lekë. Të gjitha këto bashkë, shkojnë 1 miliardë dollarë. Mund ta menaxhonim shumë mirë me 500 milionë dollarë. Ky sistem i kalbur na kushton më shumë.



/Ora News.tv/