Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko, i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, u shpreh se kryeministri Rama nuk i korrupton dot studentët dhe do të shkojë pranë tyre me kërkesat e plotësuara.

Soko: Kur veshi atlete, askush nuk e besoi që ky ka të meta mendore. Kur vete bën homazhe me çitjane, askush nuk e besoj. Ne do ta besojmë që ka probleme mendore kur ky të na japi këmbën në vend të dorës. Kam një ëndërr për kur do të mbyllet kjo protestë. Ramën e shoh me 8 amendamente. Shkon tek protesta. Ha ca vezë të mirë dhe ju thotë ju lutem kthehuni në auditor. Kjo është e vetmja formë dhe ëndrra që kam parë dhe e di se do të më dali. 

Kjo është e vetmja formë. Ramën do ta shikojë të shkojë aty të ulet. 

E vetmja gjë që mund të bëjë për të shmangur atë që do të ishte katastrofa e tij politike është të ulë hundën dhe ta kuptojë se ka të bëjë me një shtresë popullsie që nuk e kap dot. Nuk ka asnjë komponent dhe asnjë algoritëm politik. Edhe sot i ke në shesh. Sa më shumë të tregohet arrogant Rama, aq më shumë do të tregohen arrogant ata. Sepse ky është problemi i sistemit. Këtu po të hidhesh nga maja e lartësisë së arrogancës të Ramës dhe të biesh në nivelin e aftësisë së tij, vdes. Ky është problemi që kemi ne. E dëgjon kur flet? E ka mendjen tek ekspozimi dhe nuk thotë asgjë me substancë. Ai nuk e dinte sa është tarifa e studentëve. Fliste me studentët dhe i tha unë e kam tarifën 2.1 mln dhe i tha se kam 2.1 milionë të reja. 

/Ora News.tv/