“Slobodani është gjallë, varri i tij është i zbrazët”

“Slobodani është gjallë, varri i tij është i

Ky pretendim tronditës nga Domazet-Loso, ka ardhur në një ligjëratë të mbajtur rreth historisë së luftës.

Ai dhe dy gjeneralë të tjerë kroatë të cilët janë në pension, u mblodhën në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat janë skandaloze, madje edhe një pohim i tillë se Millosheviqi është gjallë, raportonTanjug

Megjithatë theksohet se Domazet-Loso nuk ishte mjaft i sigurt për atë se Millosheviq ishte gjallë, por ai tha se nuk është e garantuar se ai është varrosur nën një pemë bliri në Pozharevc.

“Arkivoli në funeralin e Millosheviqit në vitin 2006, ishte bosh”, ka thënë ai.

Ndër leksionet që janë dhënë është dëgjuar edhe se Tito ishte një agjent rus.

Përndryshe, ligjëratat “skandaloze” janë mbështetur nga shteti kroat, për shkak se e gjitha është një program i financuar nga Ministria lokale e Veteranëve, në bashkëpunim me Agjencinë për Arsim.

EMISIONET