Skulpturat prej akulli që do t'iu mahnisin

Ku ka më mirë sesa të presësh dimrin me një muze plot me skulptura akulli.

Galeria me skulptura do të jetë një nga nga atraksionet më mahintëse për Krishtlindje në tregun tradicional të Edinburgut në Skoci.

Veprat janë bërë prej akulli dhe artistët punojnë në temperaturat nën zero gradë për t’i realizuar.

Vikingët, personazhet e përrallave, shqiponjat, Mbretëresha e Scots, Greyfriars Bobby dhe përbindëshi Loch Ness do të realizohen dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve nga 17 nëntori deri në 6 janar 2018.

/Oranews.tv/

EMISIONET