Merkato e kësaj vere pritet të jetë mjaft e nxehtë. Shumë skuadra i kanë "pikasur" përforcimet ndërsa shumë të tjerë janë në çastet e para të tratativave. Megjithatë, shumë skuadra mund të përfitojnë disa yje që pas 31 Qershorit do të jenë pa kontratë dhe mund të përfitohen me kosto 0.

Mario Balotelli, Fernando Torres, Jack Wilshere dhe Emre Can janë disa nga yjet që janë të lirë në verë dhe se kontratat e tyre skadojnë në fund të këtij muaji

Portier

Pepe Reina (Napoli)

Portieri veteran spanjoll nuk ka pësuar gol në 18 ndeshje nga 36 sa ka luajtur sivjet për Napolin, me të cilin ekip ishin afër që ta fitonin Skudeton pas disa viteve. Ende nuk dihet e ardhmja e tij pasi që ai mund të kalojë pa para në skuadrën e Milanit gjatë verës.

Mbrojtje

Giorgio Chiellini (Juventus)

Konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të gjeneratës së tij, ky është Chiellini i cili ka 33 vjet dhe mund të konsiderohet në fund të karrierës se tij. Ai mund të kalojë në Chelsea pasi që ata po e kërkojnë. Chiellini ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon me Juventusin dhe shpreson ta zgjat kontratën edhe për një vit, pasi që ka 470 ndeshje në 13 vite për Juventusin.

Andrea Barzagli (Juventus)

Edhe një tjetër mbrojtës qendror i Juventusit. Barzagli ka 37 vjet dhe është në biseda për ta zgjatur kontratën me Juventusin edhe një vit. Për të nuk janë të interesuar ndonjë skuadër tjetër.

Kwadwo Asamoah (Juventus)

Ai kompleton treshen e Juventusit në mbrojtje pasi që nuk ka kontratë. Ganezi 29 vjeç kishte minutazh të shkurtuar në Seria A dhe në Ligën e Kampionëve derisa është i lidhur me një kalim në Inter Milan në Itali dhe në Everton dhe Tottenham në Angli. Ai ka thënë se nuk i intereson fort largimi por ditët po kalojnë dhe ai mund të largohet në qershor.

Mesfushë

Emre Can (Liverpool)

Është i ndërlidhur me Juventusin, kampionë të Italisë që me gjasë do ta transferojnë Can në momentin kur ai lirohet nga Liverpool pas 4 sezonesh në Anfield. Mesfushori gjerman që ka vetëm 24 vjet pritet të largohet pas finales se Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 26 maj. Ai nuk është ftuar as nga Kombëtarja e Gjermanisë për në Botërorin në Rusi.

Marouane Fellaini (Manchester United)

Pas pesë viteve në Manchester United, Fellaini ishte herë figurë dëshpëruese herë ndryshe por duket se ai do të largohet nga Old Trafford këtë verë që nuk e duan më belgun. Ai mund të transferohet në Milan pasi që kanë shprehur interesim për të.

Yohan Cabaye (Crystal Palace)

Mesfushori francez (32), pati një rol kryesor me Crystal Palace pasi që ata nuk ranë nga Premier Liga as këtë sezon, por ai nuk ka më kontratë me londinezët dhe është i lirë që nga vera për të shkuar në ndonjë skuadër tjetër. Pritet që Crystal Palace të bisedojë dhe ai të rri në Londër edhe për një vit

Jack Wilshere (Arsenal)

Ëilshere pati një sezon shumë të mirë ka fillimi i janarit, pas shumë lëndimeve dhe ishte aktori kryesor që Arsenali arriti në finale të Kupës së Ligës dhe në gjysmëfinale të Europa Ligës. 26 vjeçari ka shumë oferta për t’u larguar nga Emirates, por dëshiron të lidhet me Arsenalin edhe për disa sezone.

Yaya Toure (Manchester City)

Mesfushori i Bregut të Fildishtë do ti jep fund trashëgimisë se begatë në Manchester City pasi që në shtatë sezone fitojë 3 tituj të Premier Ligës me këtë skuadër. Edhe pse 35 vjeçar, Toure nuk e ka ndërmend të pensionohet madje ka oferta edhe në Premier Ligë edhe nga klube të Major League Soccer apo të Chinese Super League.

Sulmues

Fernando Torres (Atletico Madrid)

Ishte një sezon jo edhe i mirë për Torres pasi që shënojë vetëm 8 gola pavarësisht se pati 44 paraqitje për Atletico Madrid – kryesisht u zëvendësua. 34 vjeçari megjithatë ka edhe disa oferta dhe nuk dëshiron që të pensionohet, kështu që shpejt pritet të mësojmë edhe për fatin e tij.

Mario Balotelli (Nice)

Balotelli pati një sezon shumë të mirë në bregun jugor të Francës, pasi që shënoi 26 në 37 ndeshje por edhe këtë sezon pati shumë skandale. Megjithatë, për të kanë shprehur interesim shumë skuadra, sidomos italiane.

/Ora News.tv/